Laura Fazliu s’ka të ndalur. Xhudistja kosovare është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos në kategorinë e saj deri në 63 kilogramë.
Garuesja nga Kosova eliminoi me IPPON në gjysmëfinale xhudisten spanjolle Cabana dhe ka siguruar medalje në këtë Evropian, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar nga ky Evropian ditën e sotme (e shtunë) në raundin e dytë.
Të premten (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndryshe, Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/