Sport
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Austri
Demokracia
18:03 | 08 Mars 2025

Share:

Xhudistja jonë, Laura Fazliu, fitoi medaljen e bronztë nga Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri.

Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg.

Për Laurën ishte gara e parë që prej Lojërave Olimpike Paris 2024.

Kujtojmë që ekipi i Kosovës siguroi dy medalje në Grand Prix të Austrisë. Dje me medalje të argjendtë u stolis, Distria Krasniqi.

Të ngjashme