Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Xhudistja kosovare nuk ia doli të fitonte në finale kundër garueses britanike, Gemma Howell, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar nga ky Evropian ditën e sotme (e shtunë) në raundin e dytë.
Të premten (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndryshe, Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/