Sport
“Lata” u jep zemër futbollistëve të Feronikelit, i viziton në stërvitje
Demokracia
22:04 | 01 Shkurt 2022

Share:

Aktori i serialit komik “FC Latta”, Arijanit Hoti që edhe e luan rolin kryesor, i ka shkuar në stërvitje skuadrës së Feronikelit.

Hoti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë disa fotografi nga vizita te Feronikeli, e cila njëherit është edhe skuadra e zemrës së tij, shkruan Demokracia.com.

“Sot isha i nderuar të jem pjesë e stervitjëve të klubi im i zemres KF Feronikeli. Faleminderit Nikli”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.

Feronikeli është duke kaluar nëpër një krizë të madhe financiare, e si pasojë e saj skuadrës i janë larguar pothuajse të gjithë lojtarët kyç.

Kjo vizitë e aktorit të njohur kosovar duket se sadopak u ka kthyer buzëqeshjen futbollistëve të rinj që do mbajnë barrën e Feronikelit në stinorin pranveror në Superligë.

“Industrialistët” që po drejtohen nga trajneri, Faruk Elshani kanë pak gjasa për të shpëtuar nga rënia nga elita, pas viteve të lavdishme në Superligë./Demokracia.com/

Të ngjashme