Lajme
Latifi-Pupovci: Arsim Gashi nuk e ka për herë të parë që tenton t’i zgjidh problemet me dhunë
Demokracia
20:01 | 10 Maj 2022

Share:

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë nga Arsim Gashi, i cili me profesion është gjinekolog.

Profesoresha e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Popovci, ka rrëfyer si ka ndodhur sulmi ndaj saj nga mjeku Arsim Gashi.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Latifi-Pupovci, ka thënë se Gashi e ka sulmuar atë, pasi që djali i tij, nuk ka qenë i kënaqur me notën që ajo ia ka vënë, shkruan Demokracia.com.

Tutje Latifi-Pupovci thekson se është e papranueshme dhe për keqardhje se si një mjek nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe të shëndetësisë, për faktin se edhe vetë Arsim Gashi është mjek.

“Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton  se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”, ka shkruar ndër të tjerash Latifi-Pupovci.

 

Reagimi i plotë i Hatixhe Latifi-Popovci, pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

Po më vjen shumë keq për shqetësimin që ka mund të ju sjell lajmi që veç qenka nëpër portale rreth sulmit që më ka ndodhur. Ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua. Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme. Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton  se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar. /Demokracia.com/

Të ngjashme