Lajme
Latifi për ndalimin e dinarit: Qeveria po ngutet në veri, për dinarin duhej të kërkohej moment më adekuat
Demokracia
20:33 | 28 Shkurt 2024

Share:

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka deklaruar në “Pressing” se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit është dashur të merret në koordinim me SHBA-në.

Latifi, ndonëse theksoi se vendimi ishte i drejtë dhe legjitim, nënvizoi nevojën e zbatimit të tij sipas kërkesave të Ambasadës Amerikane, përmes së cilës, sipas tij, është ushtruar presion i ashpër ndaj ekzekutivit kosovar nga qeveria amerikane.

“Ashpërsia me të cilën qeveria e Shteteve të Bashkuara përmes Ambasadës së tyre për mendimin tim lidhet me saktësisht me situatën në të cilën ndodhemi aktualisht. Mendoj se është një shqetësim legjitim dhe mendoj se qeveria e Kosovës është dashtë më dëgju. Jo të heqë dorë nga ky vendim por me shty dhe me kërku një moment më adekuat me e zbatu”, deklaroi ndër të tjera profesori Latifi.

Latifi më tej deklaroi se “qeverisë së Kosovës është duke u ngutur në atë që unë e quaj ‘çmontim i shtetit paralel serb’ i cili ka qenë i vendosur në Kosovë.”

Të ngjashme