Lajme
Latifi në Amerikë, Zemaj: Pushimet kanë mbaruar, kthejuni përgjegjësisë
Demokracia
10:36 | 26 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën plenare ka thënë se më shumë se 1000 profesionistë shëndetësorë të angazhuar gjatë pandemisë, kanë mbetur pa paga tash e tre muaj.

Sipas tij puna e tyre pa pushim edhe në ditët e vikendit tregon mashtrimin që iu bë gjithë atyre që punën e tyre duan ta kryejnë me nder.

Zemaj u ka bërë thirrje të kthehen në përgjegjësitë e veta, duke e ditur se ministri i Shëndetësisë gjendet në Amerikë.

“Edhe javën e kaluar ia kemi drejtuar ministrit të Financave këtë pyetje i cili po mburret për shpërndarje të milionave por nuk kishte përgjigje se pse kanë mbetur pa paga këta profesionistë shëndetësorë”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme