Lajme
Latifi me parashikim ogurzi: Serbia po pret kushte të volitshme për ripushtim të Kosovës
Demokracia
16:26 | 30 Qershor 2024

Share:

Profesori Blerim Latifi ka një vështrim parashikues ogurzi se Serbia “nuk po e fsheh” që synon ripushtimin e Kosovës, por se për këtë “po pret situatë të volitshme gjeopolitike”.

Në tri rrafshe, sipas Latifit, Serbia po punon që të përmbush këtë:

“1. Investimin në kapacitete të reja ushtarake. 2. Në provimin e nacionalizmit shovinist. 3. Në krijimin e një hendeku identitar midis Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Serbia nuk po e fsheh hiq ma se veç po pret një situatë të volitshme gjeopolitike për ta ripushtu Kosovën. Në funksion të kësaj stretegjie po punon hapur në tri rrafshe taktike:

1. Investimin në kapacitete të reja ushtarake.

2. Në provimin e nacionalizmit shovinist.

3. Në krijimin e një hendeku identitar midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Rrafshi i parë taktik: Armatosja me armët më të reja, në mënyrë që ripushtimi të bëhet efektiv brenda një kohe të shkurtër.

Rrafshi i dytë taktik: Ngritja e klimës së nacionalizmit shovinist, në mënyrë që brenda popullit serb të sigurohet miratimi i agresionit mbi Kosovën.

Rrafshi i tretë taktik: Krijimi i hendekut identitar midis Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria dhe qytetarët e saj ta shohin Kosovën si një shtet të huaj, për të cilin nuk kanë obligim të futen në luftë.

Kush ka sy, e sheh.

Kush ka vesh, e merr vesh.

Kush s’do me pa e me dëgju, do t’i hapen sytë dhe veshët nga gjëmimi i predhave.

Por atëherë do të jetë vonë për symbyllurit dhe veshmbyllurit e sotëm.

Të ngjashme