Lajme
Latifi: Kosovës i duhet funksionalizimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencave
Demokracia
20:57 | 19 Mars 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, mori pjesë sot në seminarin e organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Evaluimi dhe studimi i rasteve të rralla në Ortopedi”.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë seminar, ministri Latifi, theks të veçantë i dha shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transforminin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, ministri Latifi, vëmendje të posaçme i dha edhe funsionalizimit sa më të shpejtë të Qendrës së Traumës, njëherësh zhvillimit të sistemit të traumës dhe emergjencës.

Sipas një komunikate të MSH-së, një çështje e rëndësishme, për të cilën Latifi diskutojë me të pranishmit në këtë seminar, ishte edhe lista e pritjeve të pacientëve jo vetëm në Klinikën e Ortopedisë, por edhe për listën e pritjeve edhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Për këtë çështje, ministri Latifi tha se ka kërkuar që lista e pritjes të zvogëlohet sa më shpejtë.

Ai tha se është shumë i interesuar dhe është duke punuar fort, që kjo listë e pritjes të zvogëlohet në këtë klinikë dhe në spitalet rajonale dhe pacientët të marrin shërbimin e duhur, pa pritje.

Në këtë seminar kanë marrë pjesë shumë profesionistë shëndetësor të fushës së ortopedisë, ku u diskutua edhe për problematika të tjera profesionale të fushës së ortopedisë.

Të ngjashme