Lajme
Latifi komenton zgjedhjen e Abdixhikut në krye të LDK-së: Është e lehtë të bëhesh kryetar i një partie të fundosur
Demokracia
22:12 | 14 Mars 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Lumir Abdixhiku mundi Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën për të pasuar Isa Mustafën.

Profesori universitar Blerim Latifi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka komentuar ngjarjen e sotme të LDK-së.

“Është e lehtë të bëhesh kryetar i një partie të fundosur, sepse të paktë janë ata që duan të marrin përsipër sfidën e vështirë të ringritjes së saj pas rënies së madhe”, shkroi Latifi.

“Shumica preferojnë të fshihen dhe të mos marrin përgjegjësi”, theksoi ai.

Abdixhiku është zgjedhur si kryetar i ri i LDK-së në Kuvendin që u mbajt të dielën. Mustafa ishte kryetar prej vitit 2010 dhe udhëhoqi partinë deri më 14 mars 2020  kur zyrtarisht dha dorëheqje.

Abidxhiku kishte kundërkandidat, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, që numëron disa dekada si pjesë e LDK-së. Kandidat ishte edhe Besian Mustafa, djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafa.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 për qind të votave. Pas rezultatit të shënuar, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e deklaroi dorëheqjen./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/451453492666295

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024