Arte
“Las Fallas”, festa tradicionale rikthehet pas pezullimit nga pandemia
Demokracia
16:35 | 06 Shtator 2021

Share:

Qyteti i Valencias mirëpriti Festivalin e tij më të rëndësishëm, “Las Fallas”, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Zakonisht “Las Fallas” mbahet më 19 Mars, por për shkak të kufizimeve në fuqi në Mars, ngjarja e këtij viti u shty për në shtator. Në rrugë ishte i detyrueshëm përdorimi i maskave dhe shtetrrethimi në orën 01.00 të mëngjesit, për shkak të rritjes së infektimeve.

Gjatë këtij festivali, skulptura të mëdha të quajtura “fallas” vendosen në të gjithë qytetin. Natën e fundit, ato digjen në mënyrë ceremoniale. Falla-t përfaqësojnë që nga skenat satirike që shfaqin politikanë spanjollë dhe deri te personazhe nga tregimet dhe legjendat popullore.

Përveç vetë fallave, një nga ngjarjet më të rëndësishme për t’u parë janë grupe të veshur me kostume tradicionale, që bëjnë paradë nëpër rrugët e qytetit, për t’i dhuruar lule një statuje gjigante të Virgjëreshës – Zoja e të Braktisurve – përpara Katedrales. Çdo tufë lule i shtohet veshjes së saj derisa kostumi i saj të jetë i përbërë nga lule të freskëta.

Disa qytete në Komunitetin valencian kryejnë festime të ngjashme, të frymëzuara nga festa origjinale “Falles de València”. Ky festival është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit të UNESCO -s më 30 nëntor 2016.

Të ngjashme