Sport
Largohet nga KF Istogu pas 11 vjetësh për të vazhduar jetën në Gjermani
Demokracia
19:09 | 09 Shkurt 2022

Share:

FC Istogu ka njoftuar se Granit Jahaj pas një kontributin dhe angazhimi 11-të vjeçar në postin e zyrtarit për informim, dhe në 10-të muajt e fundit në postin e sekretarit, do të largohet nga klubi.

Në Prill të 2021 klubi e emëroi Granitin në postin e sekretarit gjeneral, dhe në këta 10-të muaj Jahaj tregoi profesionalizëm të lartë në postin e sekretarit të klubit kaltërebardh.

Granit Jahaj sot është përshëndetur me futbollistët dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Graniti largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani

Njoftimi i plotë i klubit:

Faleminderit Granit Jahaj

Football Club “Istogu” falënderon z.Granit Jahaj për kontributin dhe angazhimin e tij 11 vjeçar në postin e zyrtarit për informim, dhe në 10 muajt e fundit në postin e sekretarit.

Përkushtimi tij për punën, profesionalizmi, pasioni dhe dashuria e madhe për klubin janë disa nga gjërat të cilat e kanë karakterizuar karrierën sportive të Granitit për gjatë një dekade në klubin tonë.

Graniti djalë shembullor dhe shumë puntorë, gjatë 11 viteve nuk kurseu asgjë nga vetja e tij, dhe ishte gjithmonë pranë dhe në dispozicion të klubit të zemrës së tij.

Në Prill të 2021 klubi e emëroi Granitin në postin e sekretarit gjeneral, dhe në këta 10 muaj Jahaj tregoi profesionalizëm të lartë në postin e sekretarit.

Ish sekretari dhe ish zyrtari për informim z.Granit Jahaj  sot është përshëndetur me futbollistët dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Graniti largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani.Drejtuesit e klubit, stafi dhe gjithë futbollistët shprehin falënderime të panumërta për kontributin dhe shërbimet e ofruara nga Jahaj përgjatë një dekade.

Paç fat dhe sukses në rrugëtimin e ri, Granit Jahaj! Me respekt, FC ISTOGU./Demokracia.com/

Të ngjashme