Lajme
Largohen një grup tjetër i refugjatëve afganë nga Kosova
Demokracia
16:44 | 20 Prill 2022

Share:

Një grup i refugjatëve afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë sot janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, e cila ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.

“Sot pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afër 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya, janë larguar për të filluar një jetë të re më familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, më 29 gusht kishte arritur grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash.

Të ngjashme