Lajme
Largohen nga Kosova trupat ukrainase të NATO-s, Hovenier i falënderon për shërbimin
Demokracia
18:16 | 15 Tetor 2022

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim lamtumirës ka takuar oficerin e lartë ukrainas të NATO-s në Kosovë.

Hovenier falënderoi ushtarët ukrainas për përkushtimin e tyre gjatë misionit të NATO-s në Kosovë.

“I uroj atyre më të mirën, ndërsa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit. #QëndroniMeUkrainë”, ka shkruar Hovenier.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë është përfolur tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova për t’iu bashkëngjitur ushtrisë së Ukrainës në luftën kundër pushtimit nga Rusia.

Të ngjashme
Lajme • 01 Maj 2024