Lajme
Largohen nga Kosova edhe 265 afganë
Demokracia
14:47 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Sot janë larguar edhe 265 afganë nga Kosova për në Kanada.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

‘’Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada’’, shkruan kjo ministri, përcjell Demokracia.com

Tutje në njoftim thuhet se ishte kënaqësi për vendin që të mirëpriten afganët dhe të tregohej mikpritja e Kosovës.

‘’Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë’’, u tha në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme