Lajme
Largohen mërgimtarët, deri në tri orë pritje në pikat kufitare
Demokracia
21:26 | 05 Janar 2022

Share:

Mërgimtarët që kaluan pushimet e fundvitit në vendlindje kanë nis të rikthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Kjo ka shkaktuar kolona dhe pritje të gjata në disa pika kufitare.

Gjendje më e rënduar është në Merdare. Atje aktualisht pritjet janë mbi tre orëshe. Kolonat atje kanë arritur deri në 2000 metra.

Në pikën kufitare në Dheun e Bardhë pritjet po zgjasin deri në 40 minuta. Situatë e ngjashme është edhe në Muçibabë dhe Jarinje. Atje mërgimtarët po presin deri në 30 minuta.

Gjendje më e mirë është në pikëkalimet e tjera.

Në Hanin e Elezit pritjet zgjasin deri në 10 minuta.

Derisa sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.

Të ngjashme