Sport
Largimi nga Man United çështje kohe, klubi italian synon seriozisht transferimin e Ronaldos
Demokracia
17:01 | 14 Nëntor 2022

Share:

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United pas deklaratave të fundit është në pikëpyetje. Sipas mediave në ishull, ai do të largohet në janar nga “Old Trafford”.

Cristiano Ronaldo në një intervistë të dielën mbrëma akuzoi për “tradhti” klubin e tij Manchester United, teksa ka thënë se nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.

Sipas “La Repubblica” dhe “Betfair”, Roma po mendon seriozisht për mundësinë e kthimit të Ronaldos në Serie A dhe ribashkimit me ish-trajnerin e tij të Real Madrid, Mourinho, transmeton Demokracia.com.

Tani që situata e Ronaldos me Manchester United është shembur përtej çdo riparimi, në Itali janë shtuar zërat për një rikthim të yllit portugez në Romë.

Gjithashtu ka pak klube të mëdha që mund të përballojnë pagën e Ronaldos, edhe nëse ai do të lirohej si lojtar i lirë në afatin kalimtar të janarit./Demokracia.com/

Të ngjashme