Sport
Largimi nga grumbullimi me “Dardanët”, Daku tregon arsyen e mungesës
Demokracia
13:50 | 17 Nëntor 2022

Share:

Mirlind Daku u përfshi në listën e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor. Megjithatë, emri i sulmuesit gjilanas nuk figuroi në mesin e lojtarëve për ndeshjen e parë kundër Armenisë e cila u mbyll 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Daku është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës pas një gjendje jo të mirë shëndetësore, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i skuadrës Mura nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook u shpreh me keqardhje për largimin nga grumbullimi duke mos mundur të kontribuoj për “Dardanët”.

“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë”, ka shkruar Daku në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër në muajin nëntor, saktësisht pas tri ditësh ata përballen në Prishtinë me Ishujt Faroe./Demokracia.com/

Të ngjashme