Sport
Largimi i Ronaldos nga stadiumi gjatë lojës e nervozoi Ten Haag, kjo është deklarata e holandezit
Demokracia
18:41 | 03 Gusht 2022

Share:

Largimi i Ronaldos nga stadiumi gjatë lojës e nervozoi Ten Haag, kjo është deklarata e holandezit

Ndeshjen e fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri të Premierligës , lojtarët e Manchester United luajtën kundër Rayo Vallecanos fundjavën e kaluar në “Old Trafford”, në ndeshje ku u paraqit edhe Cristiano Ronaldo, për të cilin ishte ndeshja e parë për “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Eric Ten Haag , dhe përveç portugezit shkaktoi shumë vëmendje edhe për shkak se ai u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes.

Ronaldo luajti vetëm 45 minutat e para, nuk arriti të shënonte dhe tregoi mosinteresim të madh për vetë lojën duke u larguar nga stadiumi dhe duke shkuar në shtëpi para se të mbaronte ndeshja.

Veprimin e tij nuk e ka pritur aspak mirë trajneri i Man United, Erik ten Hag i cili e quajti të “papranueshme” gjestin e Ronaldos.

“Kjo është e papranueshme. Unë u thashë se kjo ishte e papranueshme. Ne jemi një ekip, ne jemi një ekip. Duhet të qëndroni deri në fund të ndeshjes”, tha Ten Haag për media angleze, transmeton Demokracia.com.

Manchester United e nis sezonin me një ndeshje kundër Brighton të dielën më 7 gusht në orën 15:00./Demokracia.com/

Të ngjashme