Lajme
Largimi i qytetarëve nga Kosova: Bie numri i ulëseve për asamble komunale, nga 1,002 në 942
Demokracia
14:02 | 28 Maj 2025

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka pranuar shkresën njoftuese nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) lidhur me numrin e anëtarëve të Kuvendit të Komunave.

Sipas kësaj shkrese, e cila është kërkuar nga KQZ-ja në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ka rënie të numrit të ulëseve për asamble komunale.

Nga 1,002 ulëse sa kanë qenë në tri palë zgjedhjet e fundit lokale, tani numri i ulëseve është 942.

Përmes një komunikate për media, KQZ-ja ka treguar se shkresa njoftuese e MAPL-së bazohet në numrin e banorëve në komunat e Republikës së Kosovës nga regjistrimi i popullsisë i realizuar në vitin 2024.

“Duke u mbështetur në nenin 36, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, numri i anëtarëve në Kuvendin e Komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë, me përjashtim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, që sipas paragrafit 2, përbëhet prej 51 anëtarëve”, është thënë në njoftimin e KQZ, duke përmendur kriteret tjera.

“•nëse komuna i ka deri në 10.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 15 anëtarëve; •nëse komuna i ka prej 10.001 deri 20.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 19 anëtarëve; •nëse komuna i ka prej 20.001 deri 30.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 21 anëtarëve; • nëse komuna i ka prej 30.001 deri 50.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 27 anëtarëve; •nëse komuna i ka prej 50.001 deri 70.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 31 anëtarëve; •nëse komuna i ka prej 70.001 deri 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 35 anëtarëve; • nëse komuna i ka më shumë se 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 41 anëtarëve.”, është thënë në njoftim.

 

Të ngjashme