Sport
Largimi i Messit zhgënjen Agueron, kërkon largimin nga Barcelona
Demokracia
09:04 | 07 Gusht 2021

Share:

Sergio Aguero është shumë i revoltuar me klubin e Barcelonës.

Madje, mediat e ndryshme ndërkombëtare po raportojnë se ai është shumë i interesuar që të largohet.

Krejt kjo për shkakun e largimit të Leo Messit, me të cilin kishte planifikuar se do të luante tek klubi i tij i ri.

Sipas ‘La Porteria’, sulmuesi dhe avokatët e tij po e shqyrtojnë mundësinë që ai të largohet këtë verë pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin. /Demokracia.com

Të ngjashme