OpEd
LARGIMI I KURTIT NGA SHBA-të, E RREZIKOI KOSOVËN DHE NA PËRPLASI NË SKENARIN E SERBISË
Demokracia
13:41 | 01 Tetor 2023

Share:

Shkruan: Ilir Gashi

Informacionet nga terreni (burime ndërkombëtare të sigurisë) tregojnë se planifikimi i serbëve, të mbështetur nga segmente të sigurisë në Serbi, ka qenë dhe është sulmi ndaj organeve të sigurisë së Kosovës në qytete të ndryshme dhe në të njëjtën kohë, me qëllim të dezorientimit të sistemit të sigurisë.

Ky plan, sipas burimit ndërkombëtar është sfidë edhe për sisteme të avancuara të sigurisë. Kjo “doktrinë” pamundëson ndëryrjen e KFOR-it sepse natyra e konfliktit është përgjegjësi e organeve të rendit, në këtë rast Policisë së Kosovës, si reaguese e parë.

Ky skenar serb, fatkeqësisht po funksionon dhe që të gjithë jemi brenda tij.

Ardhja e ushtrisë serbe në kufi, nuk ka për qëllim që ajo të vijë më tutje, pra të hyjë në Kosovës, por të shërbejë si logjisitikë në emër të mbështetjes së popullit serb në Kosovë, sepse një koflikt me NATO-n nuk i shërben qëllimeve të saj.

Lufta me ndërhyrje të Serbisë në Kosovë është me probabilitet të vogël (e pamundur). Kjo do të ndodhte vetëm me mbylljen e njërit sy nga ndërkmbëtarët.

Prandaj, mbi këtë realitet të hidhur, iamzhi ndërkombëtar i Kosovës është kthyer në vitin 1999, si një vatër lufte.

Kosova duhet të zgjohet nga euforia e një “suksesi” operacional të organeve të sigurisë falë bashkërendimit me ndërkombëtar. Politika, veqmas Kryeministri të ndalojë të përdorë tragjedinë për populizëm elektoral në dëmë të sigurisë shtetërore.

Kosova duhet urgjentisht dhe parasëgjithash të dëgjojë SHBA-të dhe t’i thërras arsyes së bashkërendimit të politikbërjes me miqtë, sepse i gjithë ky skenar serb dhe jo vetëm, nëse vazhdojm me avazin e njëjtë, do të përkthehet për më keq në disfavor të Republikë së Kosovës dhe marrëveshjes politike që ështe e pashmangshme.

Të ngjashme