Lajme
Largimi i avokatit të Thaçit për shkak të mospagesës, Mehmetaj: Kroacia për gjeneralin e vet, Ante Gotovina, ka paguar 75 milionë euro
Demokracia
13:55 | 30 Janar 2024

Share:

Analisti Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas lajmeve se avokatët e ish-presidentit, Hashim Thaçi janë tërhequr nga mbrojtja e tij për shkak të mospagesës.

Mehmetaj ka thënë se Thaçi nuk po mund të pagujë personalisht avokat, teksa ka shtruar pyetjen se: “A nuk qenkan bë këta miliarderë duke vjedhë pas luftës në Kosovë a?

“Hashim Thaçit po i ikën avokati kryesor i tij, Gregory Kehoe, për shkak të pamundësisë për ta paguar. Sipas Ligjit, Ministria e Drejtësisë mundet në vit të paguajë veç nja 1 milion e pak dhe këto para i merr avokati Luka Mishetiç. Nëse do avokat tjetër, apo kompani tjetër të avokatisë, atëherë duhet ta angazhosh privatisht.

Privatisht Thaçi s’po mund ta paguajë. E qysh? A nuk qenkan bë këta miliarderë duke vjedhë pas luftës në Kosovë a? Qysh komandantët s’paskan pare a?” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se kjo gjë është e turpshme për shoqërinë.

Përndryshe ky është turp për shtetin dhe për gjithë shoqërinë. Kroacia për gjeneralin e vet, Ante Gotovina, i ka paguar 75 milionë zyrtarisht për mbrojtje dhe qindra miliona të tjerë jo zyrtarisht. Po na s’jemi ashtu, me gjasë s’jemi kurrfare.” – përfundon shkrimi i tij në Facebook.

Të ngjashme