Sport
Largimet e lojtarëve, shkatërrimi i infrastrukturës nga lufta – shuhet klubi ukrainas FK Mariupol
Demokracia
17:13 | 29 Prill 2022

Share:

FK Mariupol raportohet se është shuar së ekzistuari në futbollin e Ukrainës.

Bombardimet e pandërprera të forcave ruse mbi këtë qytet në rajonin e Doneskut, shkatërrimi i infrastrukturës, përfshirë stadiumin, ka bërë që klubi të marrë vendim të shuhet, raportojnë mediat lokale, transmeton Demokracia.com.

Ashtu si pjesa më e madhe e qytetit, e gjithë infrastruktura e klubit është shkatërruar që nga fillimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt.

Lojtarët e klubit ishin larguar nga Ukraina për t’u bashkuar në Turqi, ku disa skuadra nga vendi gjetën strehim dhe mundën të vazhdonin gradualisht stërvitjet. Aty është vendosur edhe Shaktar Donetsk. Klubet ukrainase stërviten në terrene të huazuara nga klubet lokale ose nga federata turke.

FK Mariupol kishin krijuar një partneritet me Shakhtar Donetsk, i cili i huazoi rreth dhjetë lojtarë në sezon, veçanërisht në mesin e të rinjve të akademisë.

Të gjithë i janë bashkuar klubit të tyre origjinal që nga fillimi i luftës.

Gjatë sezonit 2018-2019, FK Mariupol u përball me Girondins de Bordeaux në raundin paraprak të Europa League. Pas përfundimit të vendit të 6-të në kampionat dy vite më parë, klubi përjetoi vështirësi të reja sportive dhe në fund të kampionatit ukrainas ishte i fundit në Premier Liha.

E themeluar në vitin 1960, FK Mariupol kishte luajtur në divizionin e parë të Ukrainës që nga viti 2017.

Tashmë e prekur që nga viti 2014 nga lufta në rajonin e Donbass, skuadra u zhvendos në Dnipro për një kohë midis vitit 2014 dhe 2015, përpara se të kthehej në ambientet e saj. Stadiumi Volodymyr-Boiko ishte më pak se 100 km nga vija e frontit./Demokracia.com/

Të ngjashme