Sport
Largim i papritur, klubi kosovar ndahet zyrtarisht me lojtarin e huaj
Demokracia
13:46 | 14 Nëntor 2022

Share:

KB Ponte Prizreni ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Kevin Baker, shkruan Demokracia.com.

Klubi që garon në Superligën e Kosovës në basketboll ka bërë të ditur se me basketbollistin kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Baker zhvilloi nëntë ndeshje me fanellën e klubit nga Prizreni këtë edicion. Ponte Prizreni e ka falënderuar basketbollistin për kontributin e dhënë.

“Ndryshime në skuadër. Kevin Baker lirohet nga ekipi. Me marrëveshje të dyanshme, nga sot lojtari Kevin Baker nuk do jetë pjese e skuadrës tone”, thuhet ndër tjerash klubi.

Ponte Prizreni pas nëntë takimeve zë vendin e parafundit me 13 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme