ShowBiz
Larg njëri-tjetrit për disa ditë, por Luizi dhe Kiara gjejnë mënyrë që të komunikojnë bashkë
Demokracia
10:43 | 22 Janar 2023

Share:

Në ‘Prime’-in e mbrëmshëm (e shtunë) ndodhën dinamika të shumta, debate dhe ngjarje interesante.

Mbrëmë gjithashtu u morë një vendim që Luizi dhe Efi pasi fituan garën “The Voice of Big Brother” të izolohen bashkë në një dhomë të veçantë, larg nga pjesa tjetër e banorëve.

Ata janë të obliguar që të kujdesën për një fëmijë (kukull) ndërsa në rast kontakti me ndonjërin prej banorëve do të penalizohen duke zbritur 2000 euro nga çmimi i madh.

Ky vendim do të zgjasë tre ditë, deri të martën, por ishte Kiara ajo që nuk ka duruar distancën me Luizin, ajo më vonë gjatë natës së mbrëmshme ka shkruar te dera për të biseduar me të.

Luizi dhe Kiara diskutuan për pak minuta me njëri-tjetrin përpara se moderatorja të ftohej në “Dhomën e rrëfimit”.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë distanca mes Luizit dhe Kiarës, pasi kjo e fundit prej ditësh i ka kërkuar këngëtarit që t’i jepte hapësirë dhe kohë që të sqarohej për ndjenjat e saj.

Ndërkohë, theksojmë që mbrëmë nga shtëpia e famshme u eliminua Ronaldo Sharka, teksa u bën pjesë dy banorë të rinj, këngëtarja Valbona Mema dhe Xhonatan Islami.

Të ngjashme