Sport
Laporta takoi super agjentin Jorge Mendes në Barcelonë – tre lojtarë dhe dy trajnerë mund të jenë diskutuar
Demokracia
16:05 | 06 Mars 2024

Share:

Të martën, super agjenti i futbollit, Jorge Mendes udhëtoi për në Barcelonë për të ngrënë darkë në shtëpinë e presidentit të Barçës, Joan Laporta.

Është mediumit Jijantes FC i cili e ka parë atë duke u larguar nga shtëpia e Laportës dhe ka publikuar pamjet.

Mendes punon si agjent i disa lojtarëve për të cilët Barça janë të interesuar. Tre prej tyre aktualisht luajnë për Blaugranët – Joao Cancelo, Joao Felix dhe Alejandro Balde.

Nuk është sekret që Barça është e etur për të mbajtur Felix dhe Cancelo në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, operacioni për të nënshkruar me dy të huazuarit është i komplikuar pasi Barça po tregohet e kursyer dhe portugezi nuk do të jetë i lirë.

Laporta dhe Mendes duhet të kenë diskutuar skenarin më të mirë për uljen e çmimeve dhe mbajtjen e lojtarëve në Camp Nou.

Sa i përket Baldes, Barça po mendon për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit të majtë për të mbrojtur vlerën e tij. Disa raporte thonë se Barça madje po planifikon ta shesë atë këtë verë.

Barça është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Xavin dhe Mendes njihet si agjent për disa menaxherë të njohur në Evropë.

Një prej tyre është Sergio Conceicao. Trajneri i Portos ishte i lidhur më parë me Barçën, por opsioni i tij është ftohur së fundmi. Ndoshta Mendes e bindi Laportan.

Një tjetër trajner kryesor nën agjencinë e Mendes është Jose Mourinho, i cili është pa punë pasi u shkarkua nga Roma dhe një kalim i tij te Barcelona nuk është i paimagjinueshëm.

Të ngjashme