Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar kundërshtarët se skuadra e tij është kthyer në rrugë të mirë.
Për një gjë të tillë ai e ka marrë shembull transferimin e Ferran Torresit nga Manchester City.
“Ne vazhdojmë të jemi referencë në tregut të futbollit. Të gjithë duhet të përgatiten sepse ne jemi kthyer. Ne jemi referencë, dhe shembull është Ferran Torresi”, ka deklaruar Laporta.
I pari i klubit të Barcelonës ka lënë të kuptohet se nënshkrimi i Torresit nuk do të jetë i fundit për ta në merkaton e dimrit.
“Ne jemi të kënaqur me ardhjen e Torresit si dhe transferimet tjera që i kemi planifikuar për janar, të cilat do t’i zyrtarizojmë së shpejti”, shtoi presidenti i gjigantëve katalunas. /Demokracia.com/