Sport
Laporta pasi fitoi zgjedhjet presidenciale: Messi e do klubin, shpresoj që ai të qëndrojë
Demokracia
11:52 | 08 Mars 2021

Share:

Joan Laporta, presidenti i ri i Barcelonës, është deklaruar në lidhje me të ardhmen e Messit.

E ardhmja e Messit në “Camp Nou” është në dyshim, andaj klubi katalunas shpreson ta mbajë atë, shkruan Demokracia.com.

“Fakti që futbollisti më i mirë në botë erdhi në votime me djalin e tij dëshmon se Messi e do Barcelonën, ai e do këtë klub. Shpresoj që ai të qëndrojë”, tha Laporta.

Laporta fitoi zgjedhjet presidenciale me shumicën e votave dje duke zëvendësuar Josep Bartomeun e dorëhequr.

Ky do të jetë mandati i dytë i Laportës te Barcelona, duke u rikthyer në klub pas 11 vitesh. /Demokracia.com

Të ngjashme