Sport
Laporta flet hapur, zbulon shifrën e borxheve që ka Barcelona
Demokracia
15:03 | 16 Gusht 2021

Share:

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur sot në një konferencë për gazetarë.

I pari i klubit “katalunas” ndër të tjerash ka zbuluar shifrat e borxheve që ka klubi i tij, shkruan Demokracia.com.

Laporta në një konferencë gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Barca ka borxhe mbi 1 miliard euro, më konkretisht rreth 1.3 miliard euro.

Sipas Laportas, Borxhi është rritur me 200 milionë euro (170 milionë funte) që nga janari i këtij viti.

Tashmë është konfirmuar se Gerard Pique ka ulur ndjeshëm pagën e tij vjetore, vetëm që të mund të regjistronte klubi i tij tre lojtarët Depay, Garcia e Manaj. /Demokracia.com

Të ngjashme