Arte
Lansimi i platformës online DY DITARË
Demokracia
14:33 | 09 Qershor 2021

Share:

Sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës në ora 18 do të behet lansimi i platformës online DY DITARË nga Vjosa Shala, projekt ky i realizuar nga Nita Deda.

Në këtë projekt një platformë online e cila shfaq dy ditarë të Vjosa Shala – Loca (l. 1977), një vajzë e rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta duke përjetuar dhe dokumentuar forma të shpresës, ambicies, frikës, humbjes, shtypjes sistematike, protestave, dhunës, festave, dhe punk-ut, si elemente që formojnë historinë e saj dhe vendit të saj.

Aq sa është dëshmi e një gruaje të re duke u rritur, platforma gjithashtu është një takim i privates me publiken – një dokumentim personal i kontekstit të përditshëm socio-politik, një koleksion i ngjarjeve të rëndësishme dhe një eksperiencë sureale e të rriturit në një sistem shtypës. Duke i hapur ditarët për publikun dhe duke ftuar profesionistë të ndryshëm për të anotuar, tërhiqen paralele që i lidhin ditarët me një kontekst më të hapur të vendit dhe kohës, ky ndërveprim tregon sa të ndërlidhura janë privatja me publiken dhe sa e rëndësishme influenca në njëra-tjetrën.

Anotuesit e parë në platformën DY DITARË janë: Rina Krasniqi, Sezgin Boynik, Elida Ramadani, Toton Pllana, Shkelzen Maliqi dhe Vjosa Musliu.

Materiali i anotuar dhe i prezantuar në platformën online paraqet lansimin e një pune në progres që kërkon të lidhet me artistë, kolektive, hulumtues, arkivues dhe punëtorë të kulturës.

Diskutimi do të sjellë përvojat personale, aktivizmin përmes dokumentimit, iniciativat që provojnë të artikulojnë formimin e një gjenerate që vazhdon të ketë ndikim.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës #HeritageSpace e cila implementohet nga #CHëBKosova dhe financohet nga Qeveria Suedeze.

Prezantimi publik mundësohet nga Ilucidare dhe Komuna e Prishtinës.

Ju njoftojmë se numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe ngjarja do të mbahet konform rekomandimeve të parapara nga IKSHP-së, nën masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19

Të ngjashme