Lajme
Lani-Rrahmanit: Edona James më e pëlqyera në BBK, ku e dini ju çfarë mendojnë votuesit për martesat e gjinisë së njëjtë?
Demokracia
21:44 | 29 Nëntor 2023

Share:

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është kundër Projekt-Kodit Civil, u pyet nga gazetari Arsim Lani nëse do ta kërkonte votën nga pjesëtarët e komunitetit LGBTi.

Gjithashtu, gazetari Lani e mori shembullin se si Edona James për shumë kohë doli si më e pëlqyera e publikut në Big Brother.

“Nëse s’gaboj 17 mijë qytetarë ju kanë votuar juve. Ku e di ti çka mendojnë ata 17 mijë persona, sa i përket çështjes së martesës së gjinisë së njejtë”, e pyeti gazetari Lani, deputetin Rrahmani.

“Edona James, një djalë që është bërë vajzë, për javë të tëra ajo është shpallur si më e pëlqyera nga publiku”, vijoi gazetari Lani.

“Unë e di që një katergori që ka mbështetje nga mediat është pikërisht kjo kategori. Në secilin aktivitet e debat. E para e punës as që e ndjek atë emision, unë si deputet dhe si kandidat për deputet deklarimet e mia për angazhimin tim politik i kam bë publike”, tha deputeti Rrahmani.

“A kishe dashtë që një votues i yti me qenë pjesëtar i LGBTi?”, e pyeti Lani deputetin Rrahmani.

“Unë votën e kërkoj në bazë të programit, në bazë të qëndrimeve që i bëj publike. Votuesi e zgjedh kond me votu, nuk mendoj që më voton dikush që nuk e përfaqësoj”, tha deputeti Rrahmani.

Të ngjashme