Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, dje, rreth orës 19:20 ka arritur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga: B.K., (viti i lindje 1999, shtetas i Shqipërisë).
Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ky është rast tjetër në vazhdën e konfiskimeve të veturave të vjedhura në pikat kufitare të Kosovës me vendet fqinje. /Demokracia.com/