ShowBiz
Lana del Rey paralajmëron albumin e ri
Demokracia
17:51 | 28 Prill 2021

Share:

Albumi titullohet ‘Blue Bannisters’ dhe do të lansohet më 4 korrik.

Lana Del Rey ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se do të publikojë albumin e saj më të ri.

Albumi i titulluar “Blue Banisters” pritet të publikohet me 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, shkruan Demokracia.com.

Ky do të jetë albumi i saj i tretë në studio pas albumit “Chemtrails Over the Country Club” i cili u publikua në mars.

Del Rey më parë kishte thënë se do të publikonte një album të titulluar ‘Rock Candy Sweet’ më 1 qershor. Njoftimi erdhi disa ditë pasi ajo publikoi ‘Chemtrails Over the Country Club’ më 19 mars.

Është e paqartë nëse Blue Bannisters është një album tjetër, apo i njëjti me një titull tjetër – pasi Del Rey ndau një selfie identike për të dy, ka mundësi që ato të jenë e njëjta gjë. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/p/COMeHZqBVZh/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme