Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në Banesën e Fundit në orën 10 të mëngjesit.
Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare. Dyert e Bazilikës së Shën Pjetrit qëndruan të hapura deri në orën 20, ndërsa Vatikani ka raportuar se që prej të mërkurës më shumë se 130 mijë qytetarë i kanë dhënë Lamtumirën e tyre Bergolios. Papa Franceksu ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88 vjeçare si pasojë e një godtije në tru dhe dështimit të Zemrës. Ati i Shenjtë kishte kaluar 5 javë në spital si pasojë e pneumonisë së rëndë në dy mushkëritë e tij.
Ceremonia do të jetë në latinisht, por shumëgjuhëshe: leximet në anglisht dhe spanjisht, hyrja në lutjen e besimtarëve në italisht, lutjet universale në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezçe.
Në përfundim të funksionit, në orën 11:30, arkivoli do të rikthehet në Bazilikë për t’u vendosur mbi një automjet të posaçëm, që, duke dalë nga porta Perugini, do ta çojë në Santa Maria Maggiore, përmes Corso Vittorio Emanuele, piazza Venezia, Fori Imperiali, via Labicana dhe via Merulana. Kortezhi prej gjashtë kilometrash, në të cilin do të marrin pjesë vetëm disa automjete me familjarë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe 15 kardinalë, do të ecë ngadalë dhe do t’i duhet rreth një orë për të mbërritur në Santa Maria Maggiore, ku arkivoli do të vendoset në varr.