Sport
Lampard vjen me “bereqet” te Evertoni, e sjell me vete yllin e Tottenham
Demokracia
16:54 | 31 Janar 2022

Share:

Delle Alli pritet të transferohet te Evertonit në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Lojtari anglez do të transferohet te Evertoni me kërkesën e trajnerit të sapoemëruar, Frank Lampard, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka raportuar gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në një postim në Tëitter.


Marrëveshja ka mbaruar sipas tij, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet orëve në vijim.

25-vjeçari është pjesë e Tottenham Hotspur që nga viti 2015, teksa kohëve të fundit nuk po arrin të zë vend në formacionin bazë të “Spurs”. /Demokracia.com/

Të ngjashme