Nuk ka dyshim se Lamine Yamal është futbollisti më i përfolur në planet për momentin. Sulmuesi anësor i Spanjës dhe Barcelonës, i cili mbushi 17 vjeç sot (e shtunë), është tashmë një lojtar i klasit botëror dhe ai është afër trofeut të parë të madh të karrierës së tij: trofeut të Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.
Trofeu i kampionit evropian do të ishte një dhuratë ideale për ditëlindjen e tij, por deri tani në ditën e madhe të Lamine Yamal, është vet lojtari ai që ka shpërndarë dhurata.
Konkretisht, Yamal ia dha fanellën e tij rivalit të ardhshëm të klubeve, Kylian Mbappe, pas fitores së Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024 në fillim të kësaj jave.