Sport
Lamine Yamal pritet sot të hyjë në histori të “El Classicos”
Demokracia
10:21 | 28 Tetor 2023

Share:

Ylli i ri Barcelonës, Lamine Yamal është në rrugë për të thyer një tjetër rekord klubi, në përballjen e kësaj fundjave ndaj Real Madridit.

16-vjeçari është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë te Barça dhe ai pritet të startojë në “El Clasico.

Derisa ai po përparon si futbollist, edhe rekordet po vazhdojnë të regjistrohen nga reprezentuesi i Spanjës.

“El Clasico” i së shtunës paraqet një tjetër shans për Yamal, për të thyer një rekord të ri pasi nëse luan, ai do të bëhet lojtari më i ri që shfaqet në një “El Clasico”.

Ky rekord, që mbahet nga Vicente Martinez, daton nga viti 1941 – kur ai luajti për Barcelonën kundër Real Madridit, në moshën 16 vjeç e 278 ditë.

Nëse Lamine Yamal luan të dielën, ai do të regjistrojë rekord të ri si16 vjeç e 107 ditë.

Të ngjashme