Lajme
Lame thotë se kush gëzohet që Thaçi është në burg, është antishqiptar
Demokracia
18:15 | 09 Qershor 2022

Share:

Kudusi Lame, sot ka folur për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe po akuzohen për krime lufte ndaj njerëzimit.

Duke e marrë si shembull ish-presidentin Thaçi, Lame  në Frontal të t7,tha se kushdo që gëzohet që ai është në burg është antishqiptar.

“Nëse Hashim Thaçi do të kishte bërë gabime si kryeministër dhe si president i Kosovës, edhe unë do të isha dakord të ndëshkohet sipas ligjit. Por ai ka shkuar atje për diçka që ka bërë mirë për interesat e Kosovës. Ai ka shkuar si udhëheqës politik, si kryeministër, si kryetar i grupit negociator në Rambuje, si luftëtar. Epo ta marrësh Hashim Thaçin dhe ta akuzosh si luftëtar në gjyq e ta fusësh në burg, e të gëzohesh që ai ka shkuar atje, kjo është antishqiptarizëm. Ky është antilogjikë dhe është shërbim antikombëtar”, tha ai.

Të ngjashme