Auto&Tech
Lamborghini Urus thyen rekordin botëror në akull
Demokracia
16:12 | 26 Mars 2021

Share:

Lamborghini Urus thyen rekordin botëror të shpejtësisë me ngasjen në akull, duke arritur 300 km në orë.

Rekordi u vendos në liqenin e ngrirë Baikal në Rusi,ku Lamborghini Urus garoi në sipërfaqen e akullt me shpejtësi prej 298 km / orë, e cila është vetëm 7 km më pak sesa ka deklaruar kompania se kjo veturë e ka shpejtësinë maksimale.

Pas timonit të Urus ishte Anderj Leontijev, dhe rekordi u vendos gjatë veprimtarisë “Ditët e Shpejtësisë” të organizuar nga kompania “LAV racing”.

Lamborghini deklaron se rekordi u arrit në prani të përfaqësuesve të FIA dhe RAF (Federata Ruse e Automjeteve) dhe se rezultati do të verifikohet zyrtarisht në prill.

Shpejtësia maksimale është 305 km / orë.

Të ngjashme