Countach, supermakina ikonike e markës Lamborghini, do të kthehet sërish. Marka italiane konfirmoi lajmin, duke thënë se prezantimi i versionit të ri do të bëhet brenda pak ditësh.
Lamborghini Countach “lindi” 50 vite më parë dhe për të kujtuar këtë eveniment, marka ka vendosur që të krijojë një version modern të makinës ikonike, të njohur në të gjithë botën.
“Ne i bëjmë ëndrrat realitet. E bëmë këtë gjë me klasiken Countach në vitet ’70 dhe do ta bëjmë sërish, me Lamborghinin e ri Countach që do të vijë së shpejti”, shkruan marka italiane në Twitter.
We make dreams come true. We did it with the classic Countach in the 1970s. And we’re doing it again. The new Lamborghini Countach is coming. #Lamborghini #Countach pic.twitter.com/nXctgIuyqe
— Lamborghini (@Lamborghini) August 9, 2021
Mendohet se prezantimi do të bëhet në 15 gusht, në Festivalin Pebble Beach të Kalifornisë.