Sport
Lajmi tjetër tragjik nga Turqia: Basketbollistja gjendet e vdekur nën rrënoja, kishte shkuar të vizitonte gjyshen
Demokracia
17:59 | 12 Shkurt 2023

Share:

Pas tërmetit shkatërrues që goditi pjesën jugore të Turqisë, disa mijëra njerëz humbën jetën.

Ka shumë të lënduar, ndërsa një numër i madh njerëzish janë ende të mbetur nën rrënoja. Tashmë nga Turqia ka mbërritur një lajm i hidhur, gjegjësisht për jetën e humbur të basketbollistes Nilay Aydogan, njoftojnë mediat turke, transmeton Demokracia.com.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 20 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.


Siç raportohet, basketbollistja e ndjerë shkoi për të vizituar familjen e saj në Malatya dhe aty humbi jetën nga tërmeti katastrofik.

Shtëpia ku qëndronte Aydogan u shemb dhe basketbollistja u zhduk nën rrënoja. Të gjithë shpresonin për një fund të lumtur të kërkimit, por informacioni më i keq i mundshëm erdhi nga Turqia./Demokracia.com/

Të ngjashme