Lajme
Lajmi se në Bruksel u arrit marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave arkivore del të jetë i rremë
Demokracia
17:16 | 21 Prill 2022

Share:

Raportimi se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në Bruksel të shkëmbejnë të dhëna arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, po del të mos jetë i vërtetë.

Lajmi u dha nga qendra në Serbi e televizionit N1, filial i CNN për rajonin.

Por, pak minuta më vonë N1 u kërkoi ndjesë lexuesve të vetë për raportimin e rrejshëm, që sipas tyre “ishte një gabim teknik”.

“Ju kërkojmë falje ndjekësve sepse për shkak të një gabimi teknik e kemi transmetuar lajmin e vjetër për marrëveshjen për të dhënat arkivore ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel”, shkruan mediumi në portalin e tij.

Ndryshe, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Miroslav Lajçak ka arritur t’i bindë palën kosovare dhe atë serbe që të ulen në tryezën e përbashkët në Bruksel. Madje, sipas burimeve të REL, takimi trepalësh mes Lajçakut, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit ka filluar.

Të ngjashme