Portieri i Suedisë, Robin Olsen pritet ta humbasë ndeshjen kundër Kosovës në Prishtinë.
Portieri suedez nuk u paraqitë në seancën e sotme stërvitore të Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.
Olsen kishte humbur edhe ndeshjen ndaj Gjeorgjisë të enjten për shkak të lëndimit.
“Robin ka një dhimbje dhe do të përgatitet individualisht”, ka thënë menaxheri i shtypit i Suedisë, Jakob Kakembo Andersson.
Në rast të mungesës së Olsenit, Kristoffer Nordfeldt pritet ta zëvendësojë atë në portë për ndeshjen ndaj Kosovës.
Ndryshe, ndeshja Kosovë – Suedi është e vlefshme për kampanjën eliminatore për Kupën e Botës 2022.
Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 20:45. /Demokracia.com