Lajme
LAJMI I FUNDIT| Vuçiq flet me sekretarin Blinken për Kosovën
Demokracia
21:43 | 01 Shkurt 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sonte në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për situatën në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe posaçërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë qëllimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, transmeton Demokracia.com.

Siç tha ai, bashkëbiseduesit u pajtuan se Serbia dhe SHBA-të kanë mundësi të shumta për përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme