Lajme
LAJMI I FUNDIT | Vetaksident në Lubozhdë të Istogut, vdes shoferi
Demokracia
20:03 | 09 Shkurt 2023

Share:

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Lubozhdë të Istogut.

Nga ky vetaksident vdiq një person.

Rastin për Demokracia.com e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” tha Gashi për Demokracia.com.

Viktima në fjalë është E. Zogaj, nga fshati Kaliqan dhe Zogaj po drejtonte një veturë të tipit Mercedes 190.

Të ngjashme