Lajme
Vdes një person në Veternik, bie nga lartësia e një objekti
Demokracia
11:52 | 04 Prill 2021

Share:

Një persona i moshës 48 vjeçare, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia dhe nuk ka arritur të përballojë plagët e marra.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas tij rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime, shkruan Demorkacia.com.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Borovci.

Më tej ai shtoi se rrethanat e ngjarjes po hetohen nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës./Demokracia.com/

Të ngjashme