Forcat Ajrore të Ukrainës goditën dhe shkatërruan postbllokun komandues të ushtrisë ruse në drejtim të Kievit.
Kështu ka bërë të ditur komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny.
“Pak minuta më parë, një post komandë e armikut në drejtim të Kievit u shkatërrua. Forcat tona Ajrore janë duke punuar!”, ka shkruar ai.
Përveç kësaj, mediat ukrainase kanë publikuar edhe pamjet e goditjes shkatërruese të mjeteve të rënda ushtarake ruse.
Ky sulm i forcave ukrainase është kryer me dronin turk të njohur si Bayraktar TB2. /Demokracia.com/