Lajme
LAJMI I FUNDIT| Të shtëna masive në SHBA, raportohet për shumë të vdekur (Video)
Demokracia
19:56 | 04 Korrik 2022

Share:

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 57 janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Central Avenue dhe Second Street në paradën e 4 Korrikut në Highland Park, Illinois, transmeton Demokracia.com.

Sulmuesi nuk u arrestua dhe sipas dëshmitarëve okularë, ai qëlloi nga maja e një prej ndërtesave përreth.

Zyrtarët e Highland Park u kërkuan banorëve të shmangin qendrën e qytetit.

Dëshmitarët thonë se turma po ikte nga të shtënat, dhe të tjerët panë të paktën pesë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë, megjithëse numri i saktë i viktimave nuk dihet ende – sipas Chicago Sun Times.

Chicago Sun Times raportoi se parada filloi rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, por u ndalua pas 10 minutash kur u qëlluan.

“Qindra njerëz u larguan nga të shtënat dhe lanë karriget dhe karrocat për fëmijë, duke kërkuar një vend ku mund të fshiheshin. Një nga dëshmitarët numëroi më shumë se 20 të shtëna. Lëvizni, këtu nuk është e sigurt”, u tha policia qytetarëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme