Lajme
LAJMI I FUNDIT | Të shtëna armësh në Zveçan, raportohet edhe për djegien e një veture të Policisë së Kosovës
Demokracia
13:40 | 26 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës njoftoi se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Pas kësaj, njoftojnë mediat serbe, ka pasur përleshje në mes të tubuarve dhe policisë në Zveçan, transmeton Demokracia.com.

Sipas këtyre raportimeve, janë hedhur bomba shokuese

Korrespondenti i RTS raporton se në Zveçan ka pasur një konflikt mes të mbledhurve dhe policisë. Janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Po ashtu thuhet se është djegur edhe një veturë e policisë.

Këto raportimeve ende nuk janë konfirmuar nga Policia e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme